Lidhje

Sek. Klinton nënshkruan $1.3 miliardë ndihmë ushtarake për Egjiptin


Sekretarja amerikane e Shtetit Hillary Clinton nënshkroi ndihmën vjetore ushtarake prej 1.3 miliardë dollarësh për Egjiptin, pavarësisht shqetësimeve se ky vend nuk ka arritur të ketë reforma të mjaftueshme demokratike.

Zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit, Victoria Nulan tha në një deklaratë se zonja Clinton vendosi që të heqë dorë nga një kërkesë ligjore sipas së cilës ndihma ushtarake për Egjiptin do të kushtëzohej nga përmbushja e disa standarteve demokratike, mbështetur tek interesat kombëtare të Shteteve të Bashkuara. Në deklaratë thuhet se vendimi pasqyron përparimin e konsiderueshëm që ka bërë Egjipti vitin e fundit dhe mbështetjen amerikane për Egjiptin si një faktor kryesor në stabilitetin rajonal.

Në dhjetor kongresi amerikan miratoi një ligj, ku kërkohej që qeveria e përkohëshme ushtarake e Egjiptit të mbështeste kalimin në një qeveri civile, mbajtjen e zgjedhjeve të drejta e të ndershme, të mbronte lirinë e besimeve, përpara se të jepeshin ndihma ushtarake.

XS
SM
MD
LG