Lidhje

Vodafone: Qeveria egjiptiane na detyroi të nxisim abonentët në konfrontime


Vodafone: Qeveria egjiptiane na detyroi të nxisim abonentët në konfrontime
Vodafone: Qeveria egjiptiane na detyroi të nxisim abonentët në konfrontime

Një kompani britanike interneti njoftoi se qeveria egjiptiane e detyroi atë dhe dy kompani të tjera që t’u dërgonte abonentëve mesazhe me tekst për t’u bërë thirrje të konfronhen me protestuesit antiqeveritarë. Grupi Vodafone tha sot se në bazë të ligjeve egjiptiane të emergjencës, ky grup dhe dy kompani të tjera interneti që veprojnë në Egjipt ishin të detyruara t’i dërgonin mesazhet. Në njërin prej mesazheve, abonentëve të Vodafonit u bëhej thirrje të përballeshin me tradhtarët dhe kriminelët që demonstrojnë kundër qeverisë. Vodafoni tha se mesazhet nuk ishin shkruar nga vetë këto kompani dhe kishte protestuar pranë autoriteteve se kjo ishte e papranueshme. Sipas një raporti të ri të botuar sot, mbyllja e shërbimit të internetit nga qeveria egjiptiane gjatë 5 ditëve të para të protestave, i kushtoi ekonomisë kombëtare të paktën 90 milion dollarë. Raporti i publikuar nga Organizata për Bashkëpunimin dhe Zhvillimin Ekonomik me qendër në Paris, paralajmëron se mbyllja e këtij shërbimi mund të dëmtojë besimin e investitorëve të mundshëm të huaj tek Egjipti.

XS
SM
MD
LG