Lidhje

Lutje në Kishën Koptike në Aleksandri, një ditë pas sulmit vdekjeprurës


Lutje në Kishën Koptike në Aleksandri, një ditë pas sulmit vdekjeprurës
Lutje në Kishën Koptike në Aleksandri, një ditë pas sulmit vdekjeprurës

Të krishterët u kthyen të dielën për lutje në Kishën Koptike Egjiptiane, një ditë pas një incidenti që dyshohet si sulm vetëvrasës dhe shkaktoi vdekjen e 21 besimtarëve dhe plagosjen e dhjetëra të tjerëve.

Njolla gjaku nga sulmi i mëngjesit të djeshëm në qytetin e Aleksandrisë ishin ende të dallueshme në kohën kur besimtarët faleshin. Autoritetet egjiptiane kishin dërguar forca të shumta sigurie përreth kishës para shërbesës fetare.

Papa Benedikti përsëri e dënoi sulmin, duke e cilësuar si ofendim për Zotin dhe gjithë njerëzimin.

Askush nuk ka marrë përgjegjësinë për shpërthimin që u krye kur besimtarët ishin mbledhur në kishë për lutje dhe për të pritur Vitin e Ri.

Presidenti i Egjiptit Hosni Mubarak e dënoi shpërthimin, duke thënë se të krishterët dhe myslimanët e vendit nuk duhet të përçahen nga ato që i cilësoi si akte terroriste.

XS
SM
MD
LG