Lidhje

8 të vrarë në Filipine pas marrjes peng të një autobusi me turistë


8 të vrarë në Filipine pas marrjes peng të një autobusi me turistë
8 të vrarë në Filipine pas marrjes peng të një autobusi me turistë

Të paktën 8 persona u vranë pas një krize një-ditëshe pengjesh në kryeqytetin Manila të Filipineve. Policia në Filipine ndërhyri me forcë tek një autobus me turistë të marrë peng, duke shtënë me armë dhe duke përdorur gazin lotsjellës për t’i dhënë fund krizës një ditore të pengjeve. Pamjet e drejtpërdrejta televizive paraqisnin të paktën 4 turistë të tmerruar dhe të plagosur, duke i larguar prej autobusit, ku mendohet se ishin 15 vizitorë nga Hong Kongu.

Gazetarët që ndodheshin në vendin e ngjarjes thanë se personi që kishte marrë peng autobusin është vrarë nga forcat e policisë. Shoferi filipinas që ngiste autobusin mundi të largohet para sulmit dhe tregoi më pas se personi i armatosur kishte hapur zjarr në drejtim të pengjeve. Pasi qëlloi me armë, policët me helmeta dhe jelekë anti-plumb e rrethuan autobusin dhe u përpoqën t’i thyenin xhamat me sëpata. Kur nuk arritën ta bënin një gjë të tillë, policët hodhën gaz lotsjellës brenda në autobus.

Pengmarrësi u identifikua si ish-inspektor policie, Rolando Mendoza, i cili ishte pushuar nga puna në vitin 2008 dhe përpiqej me dëshpërim të kthehej përsëri në punë. Në një periudhë prej disa orësh, ai liroi disa nga pengjet, kryesisht të sëmurë, dhe të moshuar. 7 nga turistët u vranë nga Mendoza para se ai të vritej nga një snajper i policisë. Të tjerët po kurohen nëpër spitale të Manilës.

XS
SM
MD
LG