Lidhje

BE, drejt masave të reja për të parandaluar kriza në të ardhmen


Parlamenti evropian dha miratimin përfundimtar për një plan, i cili do të forconte kontrollin ndaj bankave, kompanive të sigurimit dhe industrisë financiare.

Plani i ri, i cili do të hyjë në fuqi në janar, synon parandalimin e krizës financiare globale. Ai do të krijojë një Bord Sistematik Evropian për Rreziqet, i cili do të monitorojë tregjet financiare dhe do t’i paralajmërojë anëtarët e BE-së ndaj rreziqeve.

Ka një sërë treguesish, sipas të cilëve rimëkëmbja financiare e Evropës mund të jetë e ndërlikuar. Shqetësimet kryesore kanë të bëjnë me Portugalinë, Irlandën, Greqinë dhe Spanjën, që ndeshen me deficitin buxhetor në rritje. Të 4 vendet e kanë rritur buxhetin, por investitorët vazhdojnë të shprehin shqetësime se anëtarët e Eurozonës ende mund të ndeshen me borxhe, duke e dëmtuar vlerën e EURO-s.

XS
SM
MD
LG