Në Kosovë, EULEX bëri të ditur se ka filluar hetimet për përfshirjen e një grupi pjesëtarësh të tij në veprimtari të paligjshme.
Doganat e Maqedonisë njoftuan se në vendkalimin kufitar ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë është ndaluar një përpjekje për futjen e paligjshme të një sasie të madhe të cigareve dhe pijeve alkoolike në vend.
Sipas zyrtarëve maqedonas mallrat e paligjshme janë zbuluar në një autobus me targa regjistrimi të Rumanisë, në të cilin ndodheshin 16 pasagjerë, të gjithë shtetas rumunë të punësuar në misionin EULEX-it. Zyrtarët e EULEX-it thanë se lidhur me këtë ngjarje janë njoftuar autoritetet e Rumanisë si dhe Brukseli.