Lidhje

Borxhi i Irlandës në qendër të takimit të Eurozonës në Bruksel


Borxhi i Irlandës në qendër të takimit të Eurozonës në Bruksel
Borxhi i Irlandës në qendër të takimit të Eurozonës në Bruksel

Ministrat e financave të Eurozonës janë mbledhur në Bruksel, në përpjekje për të mos lejuar që borxhi i Irlandës të dëmtojë vende të tjera.

Dublini po lufton me një deficit publik që mund të jetë sa 30 për qind e prodhimit të pëgjithshëm bruto të vendit. Kjo shifër është 10 herë më e madhe se kufiri i caktuar për 16 vendet e Eurozonës dhe më keq se sa borxhet që shkaktuan krizën në Greqi.

Athina mori një paketë ndihmash prej 150 miliardë dollarësh, por deri tani Irlanda nuk ka kërkuar ndihmë.

Institucionet huadhënëse shqetësohen se huatë mund të mos paguhen, prandaj po i japin Irlandës kredi me interes më të lartë. Ato mund t’i ngrenë interesat edhe për vende të tjera të Eurozonës me borxhe të konsiderueshme, si Portugalia dhe Spanja.

Qeveria irlandeze hyri në borxhe pasi u erdhi në ndihmë bankave në krizë, për shkak të borxheve të këqija të tregut të shtëpive.

XS
SM
MD
LG