Lidhje

Qeveritë evropiane vazhdojnë përpjekjet për stabilizimin e ekonomive të tyre


Qeveritë evropiane vazhdojnë përpjekjet për stabilizimin e ekonomive të tyre. Italia e rriti moshën e pensionit për gratë, ndërsa në Spanjë dështuan bisedimet e shtetit me sindikatat.

Ministri italian i Punës Maurzio Sacconi bëri sot të njohur se vendi i tij do ta rrisë moshën e pensionit për gratë që punojnë në shtet në 65 vjeç, që tani është mosha minimale e pensionit për burrat. Sacconi tha se ndryshimi do të fillojë në vitin 2012 dhe se ai erdhi nën presionin e BE-së. Ky lajm u bë i njohur ndërsa ekonomia italiane u rrit thuajse me 0,5 për qind në tremujorin e parë të vitit.

Në Spanjë 11 orë negociatash mes qeverisë spanjolle me sindikatat dështuan, pa arritjen e një marrëveshjeje për reformat. Diskutimet përfunduan pa sukeses sot, pas grevës 24 orëshe të punonjsëve qeveritarë të Spanjës, të cilët në fillim të javës protestuan ndaj përpjekjes të fundit të Madridit për pakësimin e deficitit të madh buxhetor të vendit. Socialistët, që janë në pushtet në Spanjë, thonë se do të përpiqen të krijojnë konsensus për reformën e ekonomike në Parlament. Ata kanë në plan të nxjerrin një dekret për këtë çështje.

Ndërkohë, Gjermania raportoi sot se është rritur inflacioni në vend. Zyrtarët gjermanë të statistikave bënë të njohur se inflacioni në muajin maj ishte 1,2 për qind, krahasuar me 1 për qind në prill. Agjencia fajësoi për rritjen e inflacionit rritjen e çmimit të naftës.

XS
SM
MD
LG