Lidhje

Reagime të forta ndaj propozimit gjermano-francez për reforma


Reagime të forta ndaj propozimit gjermano-francez për reforma
Reagime të forta ndaj propozimit gjermano-francez për reforma

Në Evropë po rriten pakënaqësitë ndaj një plani gjermano-francez që do të vendosë rregulla ekonomike më të ashpra për 17 vendet e BE-së që përdorin monedhën euro.

Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez Nicolas Sarkozi e propozuan planin javën e kaluar. Ky plan bën thirrje që në kushtetën kombëtare të secilit vend të përfshihen kufizime për borxhet, vendosjen e një takse ndaj korporatave, ngritjen e moshës së daljes në pension dhe masa tjera. Në shkëmbim të kësaj, Gjermania dhe Franca do të bien dakord për rritjen e fondit të ndihmave për raste krizash ekonomike, ndërkohë që ata po përpiqen të parandalojnë nevojën për më shumë marrëveshje për ndihma si ato ndaj Greqisë dhe Irlandës.

Masat për shkurtimin e shpenzimeve të propozuara nga dy ekonomitë më të mëdha të Evropës kanë hasur në kundërshtime dhe ankesa nga fqinjët evropianë me ekonomi më të dobët, të cilët kanë frikë nga humbja e autonomisë së qeverive të tyre.

Italia po kërkon bllokimin e rregullave që do të ndëshkonin vendet me borxh të lartë për mospërmbushjen e objektivave të pakësimit të borxhit. Belgjika, Luksemburgu, Spanja dhe vendet tjera janë kundër propozimeve që kufizojnë rritjen e rrogave, ndërkohë që Austria dhe vendet e tjera kundërshtojnë rishikimin e rregullave që përcaktojnë moshën e pensionit. Irlanda nuk dëshiron të eliminojë taksat e ulëta ndaj korporatave që janë aktualisht në fuqi. Greqia kundërshton kërkesat për ndryshime kushtetuese.

XS
SM
MD
LG