Lidhje

Eurozona përgatitet për masa të reja në përgjigje të krizës së borxheve


Eurozona përgatitet për masa të reja në përgjigje të krizës së borxheve
Eurozona përgatitet për masa të reja në përgjigje të krizës së borxheve

Ministrat e financave të Bashkimit Evropian po përpiqen të mbledhin më shumë para për të luftuar krizën e borxheve që ka përfshirë qeveritë e kontinentit.

Ministrat e financave të 17 vendeve që përdorin euron po takohen përmes një telekonference në përpjekje për të mbledhur fonde shtesë me vlerë prej 261 miliardë dollarësh për Fondin Monetar Ndërkombëtar për të ndihmuar ekonomitë që janë përfshirë nga kriza. Këto para mund të duhen për të shpëtuar Italinë dhe Spanjën, ekonominë e 3 dhe të katërt në Evropë.

Ministrat e financave të eurozonës gjithashtu kanë në plan të sqarojnë hollësitë e paktit për kontrollin fiskal të deficitit për të cilin ata ranë dakord muajin e kaluar. Pakti mbështetet nga 9 vendet anëtare të Bashkimit Evropian që nuk përdorin euron, por kundërshtohet nga Britania e Madhe.

XS
SM
MD
LG