Lidhje

Evropë: 61 të arrestuar për prodhimin e kartave të kreditit fallso


Evropë: 61 të arrestuar për prodhimin e kartave të kreditit fallso
Evropë: 61 të arrestuar për prodhimin e kartave të kreditit fallso

Policia evropiane ka arrestuar 61 persona të akuzuar për përfshirje në prodhimin e kartave të kreditit fallso. Europol-i tha se rrjeti i kontrabandës mendohet se ka vjedhur 70 milionë dollarë nga llogaritë e klientëve në mbarë botën gjatë 9 vjetëve të fundit.

Kontrabandistet përdorin një pajisje elektronike për të kopjuar të dhënat nga shiriti manjetik në kardat e kreditit të konsumatorëve. Më pas informacioni përdoret për të vjedhur para nga llogaritë e konsumatorëve.

Në një operacion të përbashkët javën e kaluar të Europolit, Shërbimit Sekret Amerikan dhe policisë bullgare, 47 persona të dyshuar u ndaluan në Bullgari, 9 në Itali, nga dy në Spanjë dhe Shtetet e Bashkuara dhe një tjetër në Poloni. Rrjeti ishte lidhur me grupe kriminale të Kenia, Afrikën e Jugut dhe në Shtetet e Bashkuara.

Europoli tha se ka mundësi të bëhen edhe arrestime të tjera. Shumica e informacioneve të kardave të kreditit janë përdorur në bankomate automatike të Evropës.

XS
SM
MD
LG