Pas problemeve të shkaktuara gjatë dy ditëve të fundit në rrethin e Malësisë së Madhe, moti i keq perfshiu sot edhe Shkodrën, duke bërë të pakalueshëm disa prej akseve rrugore si dhe duke permbytur një numër banesash në lagjet periferike të qytetit. Gjatë natës dhe ditës së sotme Hidrocentrali i Vaut të Dejës ka hapur portat e shakarkimit duke rrezikuar përmbytje në zonën fushore të Shkodrës. Në mesditë, Drejtori i Përgjithshëm i Emergjencave Civile inspektoi zonat më të rrezikuara, ku shprehu gatishmërinë e strukturave shtetërore për të përballuar situatën dhe për t'u ardhur në ndihmë banorëve të rrezikuar.