Lidhje

Niveli i urisë në botë vazhdon të jetë i lartë


Niveli i urisë në botë vazhdon të jetë i lartë
Niveli i urisë në botë vazhdon të jetë i lartë

Zyrtarë nga agjencia e OKB-së për Ushqimin dhe Bujqësinë thonë se niveli i urisë në botë vazhdon të jetë i lartë, megjithë ekzistencën e prodhimeve të bollshme ushqimore dhe çmimet më të ulta të tyre.

Zyrtarët thanë sot, me rastin e ditës botërore të ushqimit, gjatë ceremonive të zhvilluara në zyrat e agjencisë së OKB-së në Romë, se 975 milionë banorë në botë jetojnë në kushtet e një urije kronike, ose të keq-ushqyer dhe se prodhimi ushqimor duhet të shtohej me 70 përqind për të plotësuar kërkesat e tyre.

Drejtori i agjencisë së OKB-së tha se ky çekuilibër shkaktohet nga mungesa e investimeve të duhura në bujqësi në vendet në zhvillim. Sipas agjencisë së OKB-së, 22 vende përballen me kriza të gjata urije.

XS
SM
MD
LG