Lidhje

Ministri francez Orfë: Një nga bombat u çaktivizua 17 minuta para shpërthimit


Ministri francez Orfë: Një nga bombat u çaktivizua 17 minuta para shpërthimit
Ministri francez Orfë: Një nga bombat u çaktivizua 17 minuta para shpërthimit

Ministri i brendshëm francez tha se njëra nga dy bombat e dëguara me postë nga Jemeni javën e kaluar u çaktivizua vetëm 17 minuta para se të shpërthente.

Ministri Bris Ortfë, i cili komentoi sot në televizionin shtetëror francez nuk dha hollësi të tjera.

Hetuesit që hoqën pakot të premten nga avionë transporti në Britani dhe në Emiratet e Bashkuara gjetën bomba të lidhura me telefonë celularë të cilëve u mungonin kartat.

Destinacioni i pakove ishte Çikagoja.

Në Uashington, zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Robert Gibbs, tha se ai nuk kishte informacione rreth njoftimit të qeverisë franceze.

Zoti Ortfë tha gjithashtu se autoritetet në Francë kanë marrë në pyetje dy vëllezër me shtetësi franceze që dyshohet se po planifikonin një sulm terrorist serioz.

Në muajin shtator, Franca e ngriti në të kuqe sistemin e saj të alarmit për sulme terroriste, pas një serie paralajmërimesh dhe kërcënimesh.

Ministri i brendshëm francez tha sot se këtë vit janë marrë në pyetje 85 vetë nën dyshime për terrorizëm dhe se 27 prej tyre janë në burg.

XS
SM
MD
LG