Lidhje

Presidenti Sarkozi i angazhuar të analizojë humbjen e Francës në kampionatin botëror të futbollit


Presidenti Sarkozi i angazhuar të analizojë humbjen e Francës në kampionatin botëror të futbollit
Presidenti Sarkozi i angazhuar të analizojë humbjen e Francës në kampionatin botëror të futbollit

Presidenti francez Nikolas Sarkozi vendosi të angazhohet pasi ekipi i futbollit i Francës u skualifikua që në raundin e parë të kampionatit botëror.

Një zëdhënës i qeverisë franceze tha se zoti Sarkozi takohet sot me Kryeministrin Fransua Fijon, me Ministren e Sportit Roselin Bashelot dhe me Ministrin e Sporteve për të Rinjtë, Rama Jade, për të diskutuar lidhur me mangësitë e ekipit francez në kampionat.

Nesër Presidenti Sarkozi do të takohet me Thierri Henri, anëtari i vetëm që ka mbetur nga ekipi francez, fitues i Kupës së Futbollit në vitit 1998. Golëshënuesi më i mirë francez i të gjitha kohërave dhe ish kapiten i skuadrës së futbollit, e kërkoi takimin për të diskutuar lidhur me paraqitjen jashtëzakonisht dobët të skuadrës franceze në kampionat.

Të ngjashme

XS
SM
MD
LG