Lidhje

Udhëheqësit e G-8: Fuqitë më të mëdha ekonomike të botës në konsesus për një sërë objektivash


Udhëheqësit e G8, ndërkaq, mbyllën takimin e tyre duke thënë se fuqitë më të mëdha ekonomike të botës janë në konsesus të përbashkët për një sërë objektivash, si dhe konsesus për qëllimet e përbashkëta. Por, duket se udhëheqësit botërorë mbeten larg gjetjes së mënyrës se si ata duhet t'i realizojnë në praktikë zbatimin e këtyre objektivave të përbashkëta. Kryeministri kanadez Stephan Harper e cilësoi të suksesshëm takimin e vendeve më të industrializuara të botës.

“ Unë kurrë nuk kam parë një G8 kaq të bashkuar për një qëllim, kaq të hapur në diskutime, dhe mendoj se kjo frymë do të vazhdojë edhe me G20”.

Por megjithë armosferën pozitive, ekzistojnë mosmarrëveshje të ndjeshme. Shtetet e Bashkuara janë për më shumë shpenzime qeveritare për të nxitur ekonominë, ndërsa udhëheqësit europianë dhe Japonia këmbëngulin për shkurtime dhe shtim taksash për të mbajtur deficitin nën kontroll. Mbas takimit me kryeministrin britanik David Camerron, Presidenti Obama theksoi se të dy vendet kanë synime të njejta.

“Ne mund të kemi përgjigje të ndryshme, pasi edhe pozicionet tona janë të tilla, por ne kemi të njejtin synim, rritjen e qendrueshme ekonomike dhe punësimin e njerëzve”.

Pavarësisht ndryshimeve, udhëheqësit e G8 janë dakord që rimëkmbja ekonomike mbetet delikate dhe siç ka treguar kriza greke, ekonomitë e mëdha e të vogla janë të ndërlidhura.

“Nuk jemi më në kushtet që kur Amerika tështin , bota është ftohur. Tani, nëse fëmija e quajtur Greqi ftohet, edhe i rrituri ftohet”, thotë John Hilsenthrath i gazetës Wall Street Journal.

Udhëheqësit e G8 gjithashtu, dënuan njëzëri mbytjen e anijes së Koresë së Jugut nga ana e Koresë së Veriut, dhe i bënë thirrje Iranit që të ndalë programin e tij bërthamor.

“Qeveritë e Iranit dhe Koresë së Veriut kanë vendosur të sigurojnë armë për të kërcënuar fqinjët. Bota duhet të shqyrtojë këtë qendrim dhe t’i bëjë ato të kuptojnë kostoja e armëve, nuk është e vetjma që rëndon mbi to”.

Por ndërsa fokusi lëviz në probleme të ndryshme në takimin e nivelit të lartë të G- 20, udhëheqësit po përballen me rritjen e skepticizmit dhe protestave rreth arritjeve reale të këtij takimi.

XS
SM
MD
LG