Lidhje

Një autokolonë ndihmash me disa qindra aktivistë hyri sot në Rripin e Gazës


Një autokolonë ndihmash me disa qindra aktivistë hyri sot në Rripin e Gazës
Një autokolonë ndihmash me disa qindra aktivistë hyri sot në Rripin e Gazës

Një autokolonë ndihmash me disa qindra aktivistë hyri sot në Rripin e Gazës përmes kufirit me Egjiptin pavarësisht bllokadës së pjesshme izraelite në territorin e kontrolluar nga Hamasi.

Aktivistët e grupit Viva Palestina me seli në Britani, thanë se kanë furnizime me ushqime, ilaçe dhe sende të tjera që kapin shumën prej afro 5 milion dollarë për palestinezët në Gazë.

Një dekleratë në faqen elektronike të grupit thotë se aktivistët u nisën nga Londra nga mesi i shtatorit në atë që thotë se do të jetë autokolona më e madhe dhe më ndërkombëtare me synimin për të thyer atë që e cilëson si rrethim të Gazës.

Nuk ka njoftime paraprake nëse grupi është përballur me rezistencë nga ana e Izraelit. Disa nga aktivistët arritën me anije nga Siria ndërkohë që të tjerët udhëtuan me avion drejt Egjiptit. Organizatorët thonë se grupi përfshinte disa aktivistë që ishin në anijen Maci Marmara, anije kjo që ishte pjesë e flotiljes së ndihmave që u përpoqën të thyenin bllokadën izraelite në maj.

XS
SM
MD
LG