Lidhje

Aktivistë pro-palestinezë vazhdojnë udhëtimin me ndihma humanitare për në Gaza


Qindra aktivistë pro-palestinezë po vazhdojnë misionin e tyre për në Ripin e Gazës, pa marrë parasysh paralajmërimet e marinës izraelite.

Një flotilje prej gjashtë anijesh me 600 aktivistë pro-palestinezë dhe 10 mijë ton furnizime, u nis sot nga ujrat ndërkombëtare pranë Qipros.

Pritet që anijet ta kryejnë udhëtimin e tyre 400 kilometrash dhe mbërrijnë në Gaza nesër në mesditë.

Organizatorja e misionit, Greta Berlin e Lëvizjes për Lirinë e Gazës, thas e qëllimi i flotiljes është të thyejë bllokadën tri-vjeçare të Rripit të Gazës që Izraeli e vendosi pasi grupi ekstremist palestinez Hamas mori kontrollin e teritorit.

Aktivistët ndërkombëtarë kanë refuzuar ofertën e Izraelit që ngarkesat të shkarkohen në një port izraelit, prej nga do të transportoheshin në Rripin e Gazës nëpërmjet organizatave ndërkombëtare.

Zëdhënësi i qeverisë izraelite Yigal Palmor tha se flotilja do të ndalet nga marina. Izraeli ka thënë se aktivistët do të dërgohen në një qendër paraburgimi dhe do t’u jepen dy alternativa, të kthehen në vendet e tyre ose të burgosen.

XS
SM
MD
LG