Lidhje

Ish-bashkëshortja e Gingrich: "Ai donte martesë të hapur"


Ish-bashkëshortja e Gingrich: "Ai donte martesë të hapur"
Ish-bashkëshortja e Gingrich: "Ai donte martesë të hapur"

Ish bashkëshortja e pretendentit presidencial republikan Newt Gingrich thotë se ai donte të kishin “një martesë të hapur” në mënyrë që të mund të vazhdonte marrëdhëniet me një grua e cila eventualisht u bë bashkëshortja e tij e tretë.

Marianne Gingrich ishte e martuar me ish kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve për 18 vjet derisa u divorcua në vitin 1999, dhe përgjithësisht që atëherë është përpjekur të qëndrojë jarg syve të publikut. Por në një intervistë ekskluzive për kanalin ABC, ajo thotë se ish bashkëshorti i kërkoi të pranonte “faktin se ai kishte dikë tjetër në jetën e tij” – Callista Bisek e cila u martua me Gingrich në vitin 2000.

Ajo thotë se “ai kërkonte të kishim një martesë të hapur dhe unë refuzova”. Marianne Gingrich i tha ABC-së: “Kjo nuk është martesë”.

Në një tjetër intervistë, ajo i tha gazetës The Washington Post se Gingrich i kishte kërkuar divorc në maj të vitit 1999 ndërsa ajo po merrte pjesë në një mbrëmje për të ëmën e saj 84 vjeçare, dhe brenda pak ditësh dha një fjalim para një grupi grash republikane ku mbronte vlerat e familjes.

Gingrich ka thënë gjatë fushatës se ai nuk ka asnjë marrëdhënie me Marianne Gingrich. Ai i tha rrjetit NBC sot se dy vajzat e tij nga martesa e parë i kishin kërkuar ABC-së të mos e transmetonte intervistën me gruan e dytë të babait të tyre. Vetë Gingrich tha se nuk “do të thoshte asnjë negative për Mariannen”.

XS
SM
MD
LG