Zyrtarët gjermanë po analizojnë standardet për sigurinë e ushqimeve pasi një toksinë që shkakton kancerin u gjet në vezë dhe mishin e pulës javën e kaluar.
Ministria e Bujqësisë tha se gjendja është lehtësuar ndërsa hoqi një masë për ndalimin e shitjes për mbi 3 mijë ferma. Autoritetet kishin bllokuar shitjet e artikujve nga mbi 4 mijë e 700 ferma si masë parandaluese javën e kaluar, ndërsa zyrtarët e shëndetësisë mbytën mijëra pula në tetë shtete gjermane.
Hetuesit që po përpiqen të gjejnë arsyen e infektimit po përqendrohen tek një firmë që prodhon vajra për ushqimin e kafshëve që ka rezultuar të jetë i infektuar me dioksinë.
Kjo lëndë është një nënprodhim industrial që shkakton kancerin dhe sëmundje të tjera tek njerëzit.
Ministrja e Bujqësisë Ilse Aigner kishte në plan të takohej me shoqata të ushqimeve të kafshëve dhe fermave për të diskutuar forcimin e rregullave për prodhuesit e mallrave ushqimore për të parandaluar episode të ardhshme.