Lidhje

Luhatje në tregjet financiare mes shqetësimeve të borxhit grek


Në Shtetet e Bashkuara tregjet e letrave me vlerë u hapën me rritje sot një ditë pas luhatjeve të mëdha në Uoll Strit. Ndërkohë, tregjet kryesore evropiane dhe aziatike pësuan rënie mes shqetësimeve se kriza e borxhit të Greqisë do të vazhdojë të trondisë ekonominë e brishtë globale.

Treguesi japonez Nikei e mbylli sesionin e sotëm të shitjeve me 3 përqind humbje.

Rënia në tregun aziatik vjen ndërkohë që Dow Jones-i humbi gati 1 mijë pikë dje duke shënuar humbjen më të madhe brenda një dite që nga viti 1987.

Kriza e borxhit grek luajti një rol kryesor në shitjet masive dje por burimet në bursën e Nju Jorkut thanë se një gabim i rëndë teknik në shitje mund të ketë kontribuar në këtë rënie.

XS
SM
MD
LG