Lidhje

Mësuesit grekë në protesta


Mësuesit grekë në protesta
Mësuesit grekë në protesta

Greqia po përjeton një krizë të rëndë ekonomike, në kushtet kur është rrritur borxhi i këtij vendi ndaj organizatave ekonomike ndërkombëtare dhe qeveria është detyruar të marrë masa të rrepta për pakësimin e tij. Sot kanë protestuar mësuesit grekë. Protesta e tyre zhvillohet një ditë para Festës Kombëtare të vendit.

Në Greqi, sot zhvilluan një protestë mësuesit, gjatë një parade vjetore të studentëve në Athinë, për të shënuar Ditën e Pavarësisë së Greqisë. Mësuesit protestuan kundër masave të rrepta të qeverisë, në përpjekje për të pakësuar borxhin e vendit.

Mësuesit hodhën parrulla me zë të lartë, duke i bërë thirrje Ministrisë së Arsimit, që të emërojë më tepër mësues, në vend që të paraqesë shkurtime të reja të shpenzimeve. Ata i hodhën parrullat para ministres së arsimit, Ana Diaman-topulu, e cila kishte dalë para Parlamentit, në qendër të Athinës, për të parë parakalimin e nxënësve.

"Zgjodhëm ditën e sotme për të protestuar, në prag të ditës së rezistencës, kemi dalë për të parashtruar kërkesat tona bazë, para së gjithash për të kundërshtuar shkurtimin e numrit të mësuesve, një masë e propozuar nga ministrja e arsimit".

Qeveria greke ka urdhëruar shkurtimin e shpenzimeve madhore dhe një riorganizim të përgjithshëm, të sistemit të taksave, duke premtuar shkurtimin e buxhetit nga rreth 12,7 për qind të prodhimit ekonomik në vitin 2009, në 8,7 për qind në vitin 2010.

XS
SM
MD
LG