Lidhje

Plaçkitet një muze në Olimpia të Greqisë


A Greek five-cent euro coin depicting a tanker is seen amongst other coins in Athens, Greece, February 15, 2012.
A Greek five-cent euro coin depicting a tanker is seen amongst other coins in Athens, Greece, February 15, 2012.

Policia greke tha se persona të armatosur vodhën të paktën 60 artifakte nga një muze në Olimpia sot paradite.

Policia tha se hajdutët kaluan rojen dhe morrën artifakte bronzi dhe qeramike me vlerë nga muzeumi. Autoritetet nuk kanë thënë sesa është vlera monetare e sendeve të grabitura.

Olimpia e lashtë është vendlindja e Lojrave Olimpike në jug të Greqisë. Kjo është vjedhja e dytë e një muzeu të famshëm grek në dy muajt e fundit.

Në janar, hajdutët vodhën tre piktura nga artistë të famshëm si Pablo Picasso nga Galeria Kombëtare në Athinë. Policia nuk ka bërë arrestime.

XS
SM
MD
LG