Lidhje

Udhëheqësit evropianë, optimistë për paketën e Greqisë


Udhëheqësit evropianë, optimistë për paketën e Greqisë
Udhëheqësit evropianë, optimistë për paketën e Greqisë

Pas disa muaj negociatash, udhëheqësit evropianë po shprehin optimizëm të ri se paketa e ndihmave për Greqinë me vlerën e 170 miliardë dollarëve do të miratohet të hënën.

Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe Kryeministri italian Mario Monti u këshilluan sot përmes një telekonference me kryeministrin grek Lucal Papademos. Ata thanë se kanë besimin se marrëveshja për planin e shpëtimit për Greqinë mund të arrihet. Ministrat e financave të 17 vendeve të Eurozonës pritet të marrin një vendim për ndihmën ndaj Greqisë në takimin e tyre të hënën në Bruksel.

Greqia vazhdon të shqyrtojë disa nga hollësitë e paketës së ndihmave, e dyta që merr në vendi në dy vjet. Ministri grek i Rendit Publik Kristos Paputsis tha se Greqia ka bërë gjithshka për të për të zgjidhur shqetësimet ekonomike.

XS
SM
MD
LG