Lidhje

Ekspertët: Greqia mund të ketë nevojë për $20 miliardë likuiditete


2011年國際大學生太陽能房屋設計10項全能競賽9月23日至10月2日在美國首都華盛頓國家公園大草坪舉行
2011年國際大學生太陽能房屋設計10項全能競賽9月23日至10月2日在美國首都華盛頓國家公園大草坪舉行

Ekspertë financiarë kanë arritur në përfundimin se Greqisë mund t’i nevojitet një shtim likuiditeti prej 20 miliardë dollarësh, edhe nëse negociatat me huadhënësit e saj privatë, për të përgjysmuar shumën e parave që ajo u detyrohet atyre, do të përfundonin me një marrëveshje.

Prej disa javësh, qeveria e Athinës po përpiqet të mbyllë negociatat me 32 institute financiare të mëdha për të shkurtuar 130 miliardë dollarë të borxhit të saj. Objektivi që kërkohet të arrihet është shkurtimi i borxhit të Greqisë në mënyrë që në vitet e ardhshme të përbënte jo më shumë se 120 për qind të prodhimit vjetor të vendit.

Por zyrtarë evropianë të FMN-së arritën këtë javë në përfundimin se edhe nëse huadhënësit privatë pranojnë humbje që do të ishin edhe më tepër se dy të tretat e shumës që i kanë dhënë Greqisë, kjo nuk do të mjaftonte për të rikthyer vendin në një rrugë të qëndrueshme ekonomike. Agjenci lajmesh cituan zyrtarët të kenë thënë se bëhet fjalë për një mangësi të parashikuar prej 20 miliardë dollarësh.

XS
SM
MD
LG