Lidhje

Minutat e Hollivudit


Minutat e Hollivudit
Minutat e Hollivudit

Vdekja e Mjakëll Xheksonit është rikthyer në skenë me akuzën se mjeku i tij mund të ketë shkaktuar vrasjen e pavullnetshme të yllit të popit. Ndërkohë Nicolas Cage pret daljen e filmit të tij të ri “The Season of Witch”, gjatë xhirimeve të së cilit ai realizoi një ëndërr fëmijërie, duke mësuar t’i japë kalit. Dhe aktorja Xhejn Linç jep disa detaje për sezonin e ri të filmit televiziv muzikor “Glee” që fillon në shkurt.

Çështja e Majkëll Xheksonit është shfaqur përsëri, duke pasur në qendër mjekun e tij, të cilin prokurori e akuzon për vrasje të pavullnetshme. Akuza tha në një seancë paraprake se këngëtari i famshëm kishte vdekur kur mjeku i tij kërkoi ndihmë.

Prokurori David Ualgren tha se provat do të tregojnë se dr. Konrad Mërri u përpoq gjithashtu të fshihte faktin që i kishte dhënë një dozë të fuqishme anestezie mbretit të popit, duke urdhëruar një truprojë që të mblidhte sendet komprometuese para se të merrte në telefon mjekët.

Xhekson vdiq në qershor 2009. Mamaja e Majkëll Xheksonit Katherinë dhe vëllai Xheki dhe motra LaToya ishin të pranishëm në seancë.

Një nga dëshmitarët, ndihmësi personal i Xheksonit Michael Amir Williams tha se Mërri e kishte telefonuar ditën që ylli i muzikës vdiq, duke i kërkuar që të dërgonte truprojat për ndihmë.

“Këta njerëz dëshmuan për të vërtetën ashtu siç e dinin dhe ishin në gjendje të shtonin një element njerëzor në përshkrimin e minutave të fundit të jetës së Majkëll Xheksonit”, tha Karl Williams avokat i Uilliamsit dhe dy truprojave të Xheksonit.

Para gjykatës ku zhvillohej seanca ishin mbledhur disa admirues që mbanin pankarta ku shprehej mbështetja për familjen dhe Majkëll Xheksonit. Prokurori tha se Mërri kishte dy muaj që i jepte këngëtarit dozën e fortë të qetësuesit, që zakonisht jepet në spitale. Në fund të seancave që do të zgjasin disa ditë, gjykatësi do të vendosë nëse ka prova të mjaftueshme për ta nxjerrë Mërrin në gjyq.

Aktori Nicolas Cage bëri një kurs të përshpejtuar për të mësuar si të jetë kalorës për filmin e tij të ri “Season of the Witch”, një aventurë aksion që e vë fituesin e çmimit Oscar në krah të Ron Perlamit, aktorit të “Hellboy”. Filmi është pjesërisht histori mesjete dhe pjesërisht thriller. Historia ndjek dy ish pjesëtarë kryqëzatash, që u është ngarkuar një aventurë e re që do të vërë në provë forcën e tyre në mënyra të reja.

Qyteti është shkatërruar nga murtaja dhe një vajzë që akuzohet të jetë shtrigë besohet se është shkaktarja.

Cage luan rolin e Behmanit, që merr pjesë në një grup që e çon në një manastir për të vënë në provë fuqitë e saj.

“Gjithmonë kisha pasur një ëndërr fëmijërie që të interpretoja një kalorës në film dhe që kur isha pesë vjeç në imagjinatën time e kam bërë një gjë të tillë kështuqë isha shumë i lumtur që e realizoja megjithëse pas shumë kohe”.

Vajza interpretohet nga aktorja britanike Cler Foi. Ndërsa shoqëruesit e saj përpiqen të zbulojnë sekretin e saj, ata përballen me një forcë frikësuese, duke mbajtur në duar fatin e botës.

Ndërsa Cage u përball me një sfidë të vetën: të mësonte të kalëronte. “Season of the Witch” del në kinema sot.

Aktorja Xhejn Linç thotë se protagonistja e filmit televiziv “Glee” që ajo interpreton do të ketë një skenë me shpërthim nervash që nuk është parë asnjëherë më parë, kur të fillojë sezoni i ri. Episodi i parë i sezonit jepet më 6 shkurt dhe do të ketë role nga aktorja Guineth Paltrou dhe gazetarja Kejti Kurik. Po ashtu gjatë episodit, nxënësit do të interpretojnë variantin e tyre të këngës Thriller të Majkëll Xheksonit.

“Seria është plot me energji, e mbushur me skena të çmendura dhe me humor. Unë kam një skenë ku shpërthej në mënyrë të tillë që nuk është parë kurrë më parë, ku përpiqem të shkatërroj dhomën e palestrës dhe zyrën e drejtorit të shkollës”.

Linç foli për filmin, ndërsa merrte pjesë në një projekt tjetër: një fushatë edukative për keqpërdorimin e celularëve nga adoleshentët për kompaninë e celularëve LG. Ajo bën një sërë videosh të shkurtra për dërgimin e mesazheve duke i dhënë makinës, mesazhet e papërshtatshme, ngacmimet në internet dhe të tjera keqpërdorime të celularit nga të rinjtë. Videot u drejtohen prindërve që të bisedojnë me fëmijët për këto probleme.

XS
SM
MD
LG