Lidhje

Indonezi: Rritet numri i viktimave nga tërmeti dhe cunami pranë Sumatrës


Indonezi: Rritet numri i viktimave nga tërmeti dhe cunami pranë Sumatrës
Indonezi: Rritet numri i viktimave nga tërmeti dhe cunami pranë Sumatrës

Presidenti indonezian Susilo Bambang Judhojono do të vizitojë zonat e prekura nga tërmeti dhe cunami pranë Sumatrës, ku numri i të vdekurve ka arritur në 343 dhe pritet të rritet.

Zyrtarët e emergjencave thonë se shumë trupa të tjerë po zbulohen në plazhet e ishujve të largët Mentavai, në anën perëndimore të bregdetit të Sumatrës. Ekipet e shpëtimit po kërkojnë të paktën 338 njerëz që nuk janë parë që kur cunami prej tre metrash goditi ishullin të hënën, duke shkatërruar fshatra të tëra.

Moti i keq e bëri të pamundur që ekipet e kërkim-shpëtimit dhe ndihmat të arrinin në vendngjarje para të mërkurës.

Dallga goditi bregdetin shumë shpejt pasi u shkaktua nga një tërmet prej 7,7 ballësh. Por një zyrtar i agjencisë meteorologjike i tha Zërit të Amerikës se shumë njerëz mund të ishin shpëtuar nëse qeveria do të kishte aktivizuar sistemin paralajmërues të cunamit të vendosur pas cunamit në Oqeanin Indian në vitin 2004.

XS
SM
MD
LG