Lidhje

Indonezi: Shpërthen përsëri vullkani në malin Marapi


Indonezi: Shpërthen përsëri vullkani në malin Marapi
Indonezi: Shpërthen përsëri vullkani në malin Marapi

Në Indonezi, shpërtheu përsëri vullkani, duke shkaktuar panik mes mijëra njerëzve që ishin kthyer përsëri, për të kontrolluar të mbjellat dhe bagëtinë. Dje qeveria dërgoi trupat për evkuimin me forcë të fshatarëve nga banesat e tyre në Malin Marapi, por vullkani u qetësua dhe njerëzit filluan të kthehen në shtëpitë e tyre.

Kryqi i Kuq indonezian thotë se 36 vetë kanë vdekur që nga shpërthimi i vullkanit të martën. Nuk ka patur të dhëna për viktima të tjera sot. Qindra kilometra në perëndim, deti i trazuar dhe moti i keq u qetësuan, duke lejuar dërgimin e ndihmave në vendin ku ndodhi fatkeqësia disa ditë më parë, në ishujt e largët të Mentawit, që u goditën nga një tërmet i madh dhe cunami.

Numri i viktimave arriti në 449 vetë dhe dhjetra të tjerë figurojnë të humbur.

XS
SM
MD
LG