Autoritet në Iran kanë arrestuar 9 të dyshuar në lidhje me një shpërthim të dyfishtë vetvrasës, gjatë një ceremonie fetare Shi’ite si pasojë e të cilit u vranë 39 persona.
Televizioni shtetëror iranian, duke cituar një zyrtar të shërbimeve të zbulimit, njoftoi dje se forcat e sigurisë arrestuan 8 të dyshuar në provincën e Sistan Baluçistanit, ku ndodhën shpërthimet.
I dyshuari i 9, sipas autoriteteve ishte arrestuar më parë në afërsi të kufirit me Pakistanin.