Lidhje

Grupi 5+1 me propozim të ri për Iranin


5 anëtarë të përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe Gjermania po kërkojnë një zgjidhje të negociuar paraprake me Iranin lidhur me programin bërthamor të vendit. Mediat thonë se propozimi bëhet përmes një projekt-deklarate që grupi qarkulloi sot, në prag të takimit në OKB.

Në dekaratë, po ashtu thuhet se grupit i njohur si 5+1, është gati të mbajë bisedime me Teheranin lidhur me programin bërthamor të vendit që u propozua tetorin e kaluar. Sipas planit, Iranit do t’i kërkohej të dërgonte një pjesë të uraniumit në Rusi dhe në Francë për pasurim të mëtejshëm.

Ministrat e Jashtëm të grupit 5+1 do të takohen në kuadrin e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, për të diskutuar mbi ambiciet bërthamore të Iranit. Në bisedime do të përfshihet Sekretarja amerikane e Shtetit Hillary Clinton dhe homologët e saj nga Britania, Kina, Franca, Rusia dhe Gjermania.

XS
SM
MD
LG