Lidhje

7 të vrarë në Falluxha të Irakut gjatë bastisjeve amerikano-irakiane


7 të vrarë në Falluxha të Irakut gjatë bastisjeve amerikano-irakiane
7 të vrarë në Falluxha të Irakut gjatë bastisjeve amerikano-irakiane

Forcat amerikane dhe irakiane kanë filluar një operacion të përbashkët në Falluxha, një ish vendstrehim i kryengritësve në Irak, duke vrarë të paktën 7 veta.

Zyrtarët irakianë thonë se forcat e përbashkëta kishin në shenjestër kryengritës të dyshuar në atë zonë kur filloi përleshja e armatosur. Ata thanë se të paktën katër veta u plagosën në luftime.

Zyrtarët amerikanë e konfirmuan operacionin, por nuk dhanë hollësi të tjera.

Forcat amerikane i kanë përfunduar zyrtarisht operacionet luftarake në Irak, por rreth 50 mijë ushtarë mbeten në vend për të stërvitur ushtrinë dhe policinë irakiane dhe për të zhvilluar operacione të përbashkëta anti-terroriste.

Po sot, policia irakiane tha se një bombë në anë të rrugës vrau 9 policë irakianë në qytetin verior të Mosulit.

Zyrtarët thanë se ushtarët nuk ishin në orar të punës dhe po udhëtonin me një mikrobus në kohën e sulmit. Shpërthimi plagosi edhe gjashtë ushtarë të tjerë.

XS
SM
MD
LG