Lidhje

Gates: SHBA të gatshme t’i mbajnë trupat në Irak përtej afatit të tanishëm


Gates: SHBA të gatshme t’i mbajnë trupat në Irak përtej afatit të tanishëm
Gates: SHBA të gatshme t’i mbajnë trupat në Irak përtej afatit të tanishëm

Sekretari amerikan i Mbrojtjes Robert Gates tha se Shtetet e Bashkuara janë të gatshme t’i mbajnë trupat në Irak përtej afatit të tanishëm, por vetëm në se një gjë e tillë kërkohet nga qeveria e Irakut.

Sekretari Gates i bëri komentet në Kuala Lumpur, gjatë një takimi me ministrin e Mbrojtjes të Malajzisë.

Sipas marrëveshjes së tanishme, trupat amerikane duhet të largohen nga Iraku në fund të vitit 2011. Shtimi i rasteve të dhunës ka shërbyer si nxitje për zyrtarët amerikanë dhe irakianë të shprehin gadishmërinë për ta rishikuar marrëveshjen.

Por zoti Gates tha se kërkesa në se bëhet, duhet të bëhet nga një qeveri funksionuese irakiane.

Që pas zgjedhjeve të marsit, që nuk nxorrën një fitues të qartë, politikanët irakianë ende nuk e kanë formuar qeverinë.

XS
SM
MD
LG