Lidhje

Palestinezët, të prerë në kërkesën për ndaljen e ndërtimit të vendbanimeve hebraike


Palestinezët, të prerë në kërkesën për ndaljen e ndërtimit të vendbanimeve hebraike
Palestinezët, të prerë në kërkesën për ndaljen e ndërtimit të vendbanimeve hebraike

Udhëheqësit palestinezë kanë rënë dakord që Izraeli duhet të ngrijë ndërtimin e vendbanimeve në territoret e pushtuar të Bregut Perëndimor para rifillimit të bisedemeve të drejtëpërdrejta të paqes.

Zyrtarët publikuan pozicionin e tyre sot pas takimit të presidentit të Mahmoud Abbas me zyrtarë të lartë të Organizatës për Çlirimin e Palestinës dhe anëtarë të lëvizjes Fatah. Udhëheqësit palestinezë lëshuan një deklaratë ku thuhet se ata e mbajnë përgjegjës Izraelin për pengimin e negociatave.

Takimi i tyre ndodh një ditë pasi zoti Abbas dhe kryeministri izraelit Benjamin Natanjahu mbyllën bisedimet e veçanta me të dërguarin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara, Xhorxh Miçëll pa arritur marrëveshje mbi çështjen e ndërtimit të vendbanimeve.

Zoti Natanjahu po përpallet me presione nga partnerët e tij të koalicionit në ndërtimin e vendbanimeve.

XS
SM
MD
LG