Lidhje

Ushtria izraelite konfirmon vrasjen e 2 palestinezëve në Rripin e Gazës


Ushtria izraelite konfirmon vrasjen e 2 palestinezëve në Rripin e Gazës
Ushtria izraelite konfirmon vrasjen e 2 palestinezëve në Rripin e Gazës

Njoftimet e medias flasin për atmosferë të tensionuar në Rripin e Gazës, pas një sulmi të një helikopteri ushtarak izraelit që la të vrarë 2 militantë palestinezë.

Autoritetet thonë se dy individët ishin anëtarë të Xhihadit Islamik dhe po përpiqeshin të aktivizonin një bombë në afërsi të kufirit.

Zëvendës kryeministri izraelit Silvan Shalom nxori një paralajmërim drejtuar Hamasit, grupit ekestremist palestinez që kontrollon Gazën. Ai tha se qeveria e tij është e përgatitur të përgjigjet me atë që e cilësoi si forcë dërrmuese për të ndalur sulmet palestineze.

Gjatë javës së kaluar, militantët kanë qëlluar me mortaja dhe raketa në drejtim të Izraelit, duke plagosur të paktën një person.

Shkallëzimi i tensioneve dhe i akteve të dhunshme regjistrohet në 2-vjetorin e sulmit vdekjeprurës izraelit ndaj Rripit të Gazës. Këto akte i japin fund një periudhe me paqe relative në zonën kufitare mes Izraelit dhe Gazës, që nga tërheqja e trupave izraelite në janar 2009.

Hamasi tha se është i përgatitur të shkallëzojë konfrontimet me Izraelin, nëse tensionet nuk bien në kufirin mes Izraelit dhe Gazës.

XS
SM
MD
LG