Lidhje

Monti vazhdon përpjekjet për formimin e kabinetit qeveritar


Monti vazhdon përpjekjet për formimin e kabinetit qeveritar
Monti vazhdon përpjekjet për formimin e kabinetit qeveritar

Në Romë, kryeministri i emëruar Mario Monti, që fitoi mbështetjen nga të dy grupet kryesore politike, është duke vazhduar takimet me politikanë për formimin e kabinetit të ri qeveritar. Ai tha se do që qeveria kalimtare të qëndrojë në pushtet deri në vitin 2013, data kur janë caktuar të mbahen zgjedhjet e reja.

Ekonomia evropiane shënoi një rritje tepër të vogël gjatë tremujorit korrik-shtator, për shkak të rënieve në tregjet financiare si rezultat i krizës së borxhit në Greqi dhe Itali. Vendet e eurozonës patën një rritje ekonomike prej vetëm 0,2 për qind, në sajë të dy ekonomive më të mëdha të Evropës, Gjermanisë dhe Francës.

Ndërkohë, ekonomia e Greqisë ra 5.2 përqind gjatë tremujorit dhe sipas ekspertëve, edhe Italia mund të ketë kaluar në recesion.

Rënie patën edhe bursat e Londrës, Parisit dhe Frankfurtit pasi invetitorët vazhdojnë të jenë të shqetësuar rreth aftësisë së koalicioneve të brishta në Itali dhe Greqi për të ndërmarrë masa jopopullore të cilat kërkojnë shkurtime për të mbajtur nën kontroll deficitin dhe shlyer borxhet afatgjata.

XS
SM
MD
LG