Lidhje

Tabo Mbeki në Bregun e Fildishtë në përpjekje për të zgjidhur krizën


Tabo Mbeki në Bregun e Fildishtë në përpjekje për të zgjidhur krizën
Tabo Mbeki në Bregun e Fildishtë në përpjekje për të zgjidhur krizën

Ish-Presidenti i Afrikës së Jugut Tabo Mbeki ndodhet në Bregun e Fildishtë për të ndërmjetësuar në zgjidhjen e krizës politike në vend.

Zoti Mbeki mbërriti në Abixhan të dielën, një ditë pasi të dy kandidatët e balotazhit presidencial deklaruan se kishin bërë betimin për postin e presidentit.

President Loront Bagbo bëri betimin, pasi Këshilli Kushtetues i Bregut të Fildishtë e shpalli fitues me 51 për qind të votave. Por, komisioni zgjedhor i vendit kishte deklaruar më parë fitues udhëheqësin e opozitës, Alasan Uatará.

Franca, Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe Bashkimi Afrikan kanë bashkuar zërat me Kombet e Bashkuara, duke e njohur zotin Uatará si presidentin e zgjedhur të vendit dhe i bënë thirrje zotit Bagbo t’i pranojë rezultatet.

Zoti Mbeki, i cili u dërgua nga Bashkimi Afrikan, do të takohet si me zotin Uatará, ashtu edhe me zotin Bagbo.

XS
SM
MD
LG