Lidhje

Udhëheqësit e Afrikës Perëndimore, presion të ri mbi Presidentin Bagbo


Udhëheqësit e Afrikës Perëndimore, presion të ri mbi Presidentin Bagbo
Udhëheqësit e Afrikës Perëndimore, presion të ri mbi Presidentin Bagbo

Një grup udhëheqësish të Afrikës Perëndimore kanë mbërritur në Bregun e Fildishtë në një përpjekje tjetër për të bindur Presidentin e Loront Bagbo të largohet nga posti.

Udhëheqësit kanë në plan të zhvillojnë takime të veçanta me Presidentin Bagbo dhe rivalin e tij Alasan Uatará, të cilin shumë vende e konsiderojnë si fituesin e zgjedhjeve të fundit dhe presidentin e ri të vendit.

Një zëdhënës i Presidentit të Sierra Leones, i cili është një ndër përfaqësuesit e Afrikës Perëndimore që ndodhen në Bregun e Fildishtë, thotë se udhëheqësit do të përpiqen të bindin zotin Bagbo të heqë dorë përgjithmonë nga pushteti.

Një këshilltar i presidentit Bagbo tha se largimi i tij nga pushteti nuk është në rendin e ditës për këto bisedime. Loront Bagbo këmbëngul se i ka fituar zgjedhjet dhe nuk pranon të largohet nga posti, megjithë presionin ndërkombëtar.

Blloku i Afrikës Perëndimore ka kërcënuar se do ta heqë me forcë zotin Bagbo nëse ai nuk largohet nga pushteti për t’i lënë postin rivalit Alasan Uatará.

XS
SM
MD
LG