Lidhje

Sekretari Gejts, thirrje për rifillimin e bisedimeve izraelito-palestineze


Sekretari Gejts, thirrje për rifillimin e bisedimeve izraelito-palestineze
Sekretari Gejts, thirrje për rifillimin e bisedimeve izraelito-palestineze

Sekretari amerikan i Mbrojtjes Robert Gejts ka vazhduar përpjekjet për të ringjallur bisedimet e pezulluara Izraelito-palestineze për paqe në Lindjen e Mesme. Ai ishte sot për vizitë në qytetin Ramallah.

Sekretari Gejts mbërriti sot në këtë qytet për bisedime me zyrtarët palestinezë, pas takimeve të ngjashme me udhëheqësit izraelitë. Ai është shefi i parë i Pentagonit që viziton një qytet të Bregut Perëndimor. Zoti Gejts tha se mirëpret hapjen e bisedimeve për një zgjidhje të konfliktit izraelito-palestinez me ekzistencën e dy shteteve. Ai i bëri komentet para se të fillonte një takim me kryeministrin palestinez Salam Fayad.

Zoti Fayad tha se ka ardhur koha për ndryshime madhore në të gjithë rajonin dhe se është një moment mundësish të mëdha.

Më parë, zoti Gejt u takua me kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahu, cili komentoi mbi shkallëzimin e fundit të dhunës ndërmjet Izraelit dhe palestinezëve. Zoti Netanjahu thotë se Izraeli është gati të veprojë “me forcë dhe vendosmëri të madhe” për t’iu përgjigjur sulmeve terroriste.

Dy ditë më parë, një shpërthim në Jeruzalem la të vrarë një shtetase britanike dhe plagosi të paktën 31 persona të tjerë. Zyrtarët izraelitë kanë fajësuar ekstremistët palestinezë për sulmin.

XS
SM
MD
LG