Trupat izraelite qëlluan dje në drejtim të qindra protestuesve pro-palestinezë, të cilët u përpoqën të kapërcenin telin me gjemba ndërmjet Sirisë dhe Lartësive Golan të kontrolluara nga Izraeli.
Media shtetërore siriane njoftoi se 20 protestues u vranë, përfshirë një grua dhe një djalë adoleshent dhe mbi 325 të tjerë u plagosën. Zyrtarët sirianë të spitalit konfirmuan numrin e të vdekurve dhe ofruan listën e emrave.
Në mbrëmje turma ishte zmadhuar duke arritur në 1000 vetë, të cilët luteshin dhe hidhnin parulla në një atmosferë të tensionuar mes protestueve dhe ushtarëve izraelitë që ndiqnin situatën nga larg.