Lidhje

Hamasi liron ushtarin izraelit Gilad Shalit


Hamasi liron ushtarin izraelit Gilad Shalit
Hamasi liron ushtarin izraelit Gilad Shalit

Një ushtar izraelit që u lirua sot nga militantët e Hamasit të cilët e mbajtën 5 vjet me radhë, u bashkua me familjen e tij, ndërkohë që dhjetra mijra palestinezë në Gazë festuan lirimin nga Izraeli të qindra të burgosurve si shkëmbim për ushtarin.

Një helikopter ushtarak izraelit e çoi ushtarin e liruar Gilad Shalit në një bazë të Izraelit qendror ku atë e prisnin prindërit Noam dhe Aviva. Ushtari kishte pamje të lodhur dhe të dobësuar.

Gati në të njëjtën kohë, Izraeli liroi qindra palestinezë, disa prej të cilëve kaluan përmes pikës kufitare Rafah në Gaza, ku familjet dhe miqtë e tyre i pritën me gëzim.

Në një intervistë për televizionin egjiptian, pas lirimit të tij, Gilad Shalit tha se ishte me shëndet të mirë dhe shprehu shpresën se marrëveshja për shkëmbimin e të burgosurve do të çojë në arritjen e paqes ndërmjet izraelitëve dhe palestinezëve.

Turma njerëzish festuan kthimin e të burgosurve palestinezë në Rripin e Gazës, si dhe në Bregun Perëndimor, ku përshëndeti Presidenti palestinez Mahmud Abas.

XS
SM
MD
LG