Lidhje

Konferenca e Afrikës së Jugut mbi strategjitë kundër ngrohjes globale


Konferenca e Afrikës së Jugut mbi strategjitë kundër ngrohjes globale
Konferenca e Afrikës së Jugut mbi strategjitë kundër ngrohjes globale

Përfaqësues nga rreth 200 vende janë mbledhur në Durban të Afrikës së Jugut për të negociuar strategjitë lidhur me ndryshimet klimatike, përfshirë edhe zgjatjen e afatit të Protokollit të Kjotos që skadon së shpejti.

Përpjekjet për të negociuar një marrëveshje për të pasuar Protokollin e Kjotos, sipas të cilit vendet e industrializuara u angazhuan të pakësonin çlirimin e gazit karbonik në atmosferë me një përqindje të caktuar deri në vitin 2012, janë pezulluar që nga dështimi i konferencës së Kopenhagës për ndryshimet klimatike dy vjet më parë.

Debatet e mëparëshme janë përqendruar se si të balancohen përgjegjësitë e vendeve të zhvilluara dhe të vendeve në me rritje të madhe ekonomike, si dhe të atyre në zhvillim. Pak vetë kanë besim se konferenca që filloi sot do të rezultojë në një marrëveshje të re. Vemendja ka të ngjarë të përqendrohet tek dy vendet që e ndotin më shumë mjedisin, që janë Shtetet e Bashkuara dhe Kina.

Në fillim të këtij muaji, Presidenti amerikan tha se Shtetet e Bashkura do ta shfrytëzojnë takimin për t’u bërë thirrje ekonomive në ngritje që të bëjmë më shumë në drejtim të zgjidhjes së problemeve të ngrohjes globale. Zoti Obama paralajmëroi se “ekonomitë e zhvilluara nuk mund ta bëjnë këtë të vetme”.

Por Kina u bëri thirrje vendeve të zhvilluara të mbajnë përgjegjësinë më të madhe për uljen e nivelit të gazit karbonik në atmosferë, duke thënë se ato kanë fajin më të madh për ndotjen e mjedisit gjatë 200 vjetëve të fundit dhe se vendet në zhvillim nuk kanë burime të mjaftueshme kombëtare për të marrë masa të njejta.

XS
SM
MD
LG