Lidhje

Koreja e Jugut: Do të kundërpërgjigjemi me sulme ajrore në se sulmohemi


Koreja e Jugut: Do të kundërpërgjigjemi me sulme ajrore në se sulmohemi
Koreja e Jugut: Do të kundërpërgjigjemi me sulme ajrore në se sulmohemi

Kandidati i emëruar për postin e Ministrit të Mbrojtjes të Koresë së Jugut, gjenerali në pension Kim Kwan Jin, tha se vendi i tij do të kundërpërgjigjet me sulme ajrore në se Koreja e Veriut ndërmerr sulme të tjera ushtarake.

Duke folur sot gjatë seancave të konfirmimit në parlament, ai tha se aftësitë ushtarake të forcave të Koresë së Jugut dhe atyre amerikane, i bëjnë të pabaza shqetësimet se kundërpërgjigja ajrore mund të përshkallëzohet në një luftë më të gjerë.

Ndërkohë Shtetet e Bashkuara thonë se Koreja e Veriut mund të jetë duke shfrytëzuar objekte të tjera bërthamore për qëllime ushtarake pas bërjes publik të informacionit për ndërtimin e një centrali për pasurimin e uraniumit.

XS
SM
MD
LG