Në Kosovë, EULEX-i shpjegoi sot se bastisjet e djeshme në Ministrinë e Transporteve dhe pronat e familjes së ministrit Fatmir Limaj, kanë të bëjnë me disa tendera për ndërtimin e rrugëve në Kosovë gjatë periudhës 2007-2009. Ministri Limaj tha mbrëmë se është i gatshëm të bashkëpunojë me organet e drejtësisë për hetimet që mund të kryhen rreth punës së tij dhe ministrisë që ai drejton dhe se askush nuk është mbi ligjin. Në këtë frymë sot ishin edhe reagimet e partive politike në vend.