Lidhje

Forca e Sigurisë së Kosovës në operacionet e kërkim shpëtimit në Shqipëri


Forca e Sigurisë së Kosovës në operacionet e kërkim shpëtimit në Shqipëri
Forca e Sigurisë së Kosovës në operacionet e kërkim shpëtimit në Shqipëri

Forca e Sigurisë së Kosovës ka dërguar një njësi kërkim shpëtimi në Shqipëri, për të ndihmuar autoritetet e atjeshme në përpjekjet për përballimin e gjendjes së krijuar pas vërshimeve të ditëve të fundit. Vendimi për dërgimin e njësitit pasoi kërkesën e Qeverisë së Shqipërisë për ndihmë emergjente. Kryeministri i Kosovës në dorëheqje, Hashim Thaçi tha sot se përveç dërgimit të kësaj njësie, Prishtina është e gatshme të mbështesë edhe në forma të tjera qeverinë dhe banorët e zonave të përmbytura.

Kjo është hera e dytë që Forca e Sigurisë së Kosovës merr pjesë në një mision humanitar jashtë shtetit që nga fillimi zyrtar i veprimtarisë së saj. Në fillim të këtij vitit njësitë e kësaj force ishin përfshirë në operacionet e kërkim shpëtimit në veriun e Shqipërisë.

Forca e Sigurisë e cila do të ketë 2 mijë e 500 pjesëtarë aktiv dhe 800 rezervë të armatosur lehtë është krijuar pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, ndërsa ngritja e saj mbikëqyret nga trupat e NATO-s.

XS
SM
MD
LG