Lidhje

Human Rights Watch i kërkon Evropës të mos kthejë romët në Kosovë


Human Rights Watch i kërkon Evropës të mos kthejë romët në Kosovë
Human Rights Watch i kërkon Evropës të mos kthejë romët në Kosovë

Një grup i njohur për të drejtat e njeriut po i bën thirrje Evropës Perendimore të ndalë deportimin e romëve në Kosovë duke thënë se ata përballen me diskriminim të gjerë dhe abuzime të të drejtave të njeriut atje.

Organizata Human Rights Watch e bëri thirrjen sot në një raport prej 77 faqesh ku dokumenton ato që i identifikon si probleme serioze të të drejtave të njeriut me të cilat përballen romët që kanë imigruar në Perëndim gjatë dekadës së kaluar dhe që u kthyen më pas mbrapsht.

Raporti thotë se romët e kthyer kanë përjetuar vështirësi për të marrë dokumenta indentifikimi dhe në marrjen e të drejtave të pronësisë. Vështirësitë në strehim, kujdes shëndetësor dhe shërbimet sociale janë gjithashtu probleme të dokumentuara në raportin e organizatës.

Grupi i të drejtave bën thirrje për një moratorium të menjëhershëm për kthimet e detyruara derisa kushtet të jenë përmirësuar.

XS
SM
MD
LG