Lidhje

Udhëheqësit e Kosovës përcjellin ngushëllime për viktimat e aksidentit tragjik


Udhëheqësit e Kosovës përcjellin ngushëllime për viktimat e aksidentit tragjik
Udhëheqësit e Kosovës përcjellin ngushëllime për viktimat e aksidentit tragjik

Udhëheqësit e Kosovës kanë ngushëlluar udhëheqësit e Shqipërisë dhe popullin shqiptar për shuarjen e jetës së qytetarëve që pësuan dje në aksidentin tragjik në aksin rrugor Rrëshen -Fushë Arrëz.

Në një telegram të presidentit të Kosovës Fatmir Sejdiu thuhet se ky lajm i kobshëm është përjetuar me pikëllim të thellë kudo në Kosovë. "Prandaj, në këtë ditë zie për të gjithë ne, ritheksoj solidaritetin e plotë të popullit të Kosovës me të gjithë të prekurit nga kjo fatkeqësi e madhe, me familjarët e viktimave, me institucionet e shtetit dhe me mbarë popullin shqiptar", thuhet në telegramin e presidentit të Kosovës, Fatmir Sejdiu.

Ndërsa, kryetari i Parlamentit të Kosovës, Jakup Krasniqi, thekson në ngushëllimet e tij se Republika e Kosovës, solidarizohet fuqishëm dhe bashkë ndjen dhembjen e Republikës së Shqipërisë për ngjarjen e hidhur që ndodhi dje në aksin rrugor Rrëshen-Fushë Arrëz.

XS
SM
MD
LG