Lidhje

Ndalohen vizitat e zyrtarëve serbë në Kosovë


Ndalohen vizitat e zyrtarëve serbë në Kosovë
Ndalohen vizitat e zyrtarëve serbë në Kosovë

Në Prishtinë, autoritetet nuk i kanë dhënë leje ministrit të Serbisë për Kosovën, Goran Bogdanoviç, që të vizitojë Kosovën. Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi, ka pezulluar të gjitha vizitat zyrtare të përfaqësuesve të Serbisë, për shkak të siç thuhet keqpërdorimit të tyre për qëllime e porosi politike. Zyrtarët serbë e cilësuan vendimin të papranueshëm dhe cënim të lirisë së lëvizjes. Por autoritetet në Prishtinë thonë se vendimi nuk ka të bëjë edhe me vizitat private të zyrtarëve nga Serbia. Ata ndaluan sot e më pas lejuan hyrjen në Kosovë të një zyrtari serb në cilësinë e personit privat.

XS
SM
MD
LG