Lidhje

Lidhja Demokratike e Kosovës tërhiqet nga koalicioni qeverisës


Lidhja Demokratike e Kosovës tërhiqet nga koalicioni qeverisës
Lidhja Demokratike e Kosovës tërhiqet nga koalicioni qeverisës

Në Prishtinë, Lidhja Demokratike e Kosovë ka vendosur të tërhiqet nga koalicioni qeverisës. Ky vendim u bë i ditur pas mbledhjes së kryesisë së kësaj partie në të cilën siç u tha, janë analizuar zhvillimet e fundit në Kosovë. Kryesia e kësaj partie ka urdhëruar zëvendëskryeministrin, ministrat dhe zëvendësministrat e saj që përfundimisht, ditën e hënë, më 18 tetor të bëjnë dorëzimin e detyrave nga postet që kanë pasur.

Vendimi për dalje nga koalicioni qeveris ndodhi vetëm një ditë pas vendimit të ushtruesit të detyrës së presidentit të Kosovës, Jakup Krasniqi që 13 shkurti i vitit 2011 të jetë datë e zgjedhjeve të parakohshme në Kosovë.

Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë u imponuan me dorëheqjen e ish presidentit të vendit Fatmir Sejdiu pasi që Gjykata Kushtetuese konstatoi se ai ka shkelur kushtetutën duke mbajtur dy poste, atë të presidentit dhe atë të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Tërheqja e Lidhjes Demokratike të Kosovës nga koalicioni qeverisës mund të çojë vendin në zgjedhje të jashtëzakonshme.

XS
SM
MD
LG