Në Kosovë, udhëheqësit politike thonë se paralajmërimet për shkurtimin e trupave të NATO-s pasqyrojnë përmirësimin e shkallës së sigurisë në vend. Analistët thonë se shkurtimi duhet të ndodhë krahas forcimit të mekanizmave vendase të sigurisë. Dje zyrtarë të lartë të NATO-s thanë se në një të ardhme në Kosovë mund të ketë vetëm dy mijë trupa, ndërsa hapi i parë është që në vend të mbeten rreth 5 mijë trupa. Kjo sipas tyre do të ndodhë në bazë të vlerësimeve të hollësishme të gjendjes së sigurisë.