Lidhje

SHBA në mbështetje të çdo procesi hetimor mbi aludime për trafik organesh


SHBA në mbështetje të çdo procesi hetimor mbi aludime për trafik organesh
SHBA në mbështetje të çdo procesi hetimor mbi aludime për trafik organesh

Shtetet e Bashkuara i marrin shumë serozisht të gjitha akuzat e besueshme për veprimtari penale, u shpreh zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit P.J.Kroli në lidhje me aludimet se Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi ka qenë i përfshirë në rrëmbimin e personave që pastaj janë shfrytëzuar nga një rrjet i trafikut të organeve.

Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit P.J. Kroli i bëri komentet të mërkurën në konferencën e rregullt për shtyp, ku nënvizoi se akuzat janë ngritur në një raport paraprak. Zoti Kroli shtoi se ka sisteme gjyqësore si Gjykata e Kombeve të Bashkuara për Krime Lufte, që kanë vepruar prej vitesh dhe se janë hapur një numër procesesh të suksesshme lidhur me akuzat për krime lufte. Si Kombet e Bashkuara, ashtu edhe Gjykata e Hagës kanë hetuar që nga 2004 akuzat mbi rrjete për trafikim organesh, por ato vendosën që të mos ndërmerrnin masa të mëtejshme në këtë drejtim, tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit. Shtetet e Bashkuara, tha zoti P.J.Crowley, mbështesin çdo hetim mbi akuza të tilla.

Në përgjigje të pyetjes nëse Shtetet e Bashkuara ishin treguar pasive në lidhje me akuza të tilla, pasi synimi i tyre ishte finalizimi i pavarësisë së Kosovës, zëdhënësi nënvizoi se Shtetet e Bashkuara e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, e cila u realizua pas një përparimi të dukshëm, punës së jashtëzakonshme të zotit Marti Ahtisari për një numër vitesh, dhe pasi u arrit në përfundimin se nuk kishte asnjë alternativë tjetër funksionale. Shtetet e Bashkuara, tha në përfundim të komenteve të tij zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, P.J. Kroli, e njohën pavarësinë e Kosovës ndërkohë që vazhduan të punojnë me ngulm për marrëdhëniet të mira mes shtetit të ri dhe fqinjëve të saj.

XS
SM
MD
LG